Vajza e Xhemajl Mustafës: Vrasja e babait erdhi prej oponentëve të tij politikë

Aktuale

Vajza e Xhemajl Mustafës: Vrasja e babait erdhi prej oponentëve të tij politikë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 22:44
Bëriana Mustafa, vajza e Xhemail Mustafës

Më 23 nëntor të vitit 2000, Xhemail Mustafa, bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Ibrahim Rugova, u vra në mënyrë makabre. Vrasësit e tij kurrë nuk u kapë kurrë dhe kjo ngjarje mbetet një nga rastet më misterioze në Kosovën e pasluftës.

24 vjet pas vrasjes, Bëriana Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, beson se ka dëshmitarë të atentatit ndaj babait të saj.

“Është folur për dy persona, për dy persona edhe një veturë ‘Askona’ më duket e këtij tipi që ka pritur, pastaj kam dëgjuar muhabete që ka qenë shofere një femër edhe dy meshkuj të cilët kanë dalur, për njërin thuhet që ka qenë pa flokë, por që nuk mundem me i adresu sepse unë nuk kam pa janë vetëm llafe të cilat i kamë dëgju”, ka thënë Bëriana në emisionin “Mendje Kriminale” në Dukagjin.

Bëriana nuk pajtohet me ata që thonë se në vrasje ka gisht Serbia. Sipas saj, motivi për vrasjen e Xhemail Mustafës mbetet politik.

“”Unë jam rezervu me drejtu gisht, përderisa nuk ke fakte nuk mundesh me i akuzu njerëzit, por a ka qenë vrasje politike është puro politike, a ka ardhur prej oponentëve të tij politikë ka ardhur, kushdo qofshin ata prej cilës do parti qofshin ata. Nuk jam shumë i prirur me besu verbërisht edhe me i mbyllë hermetikisht prej kësaj pale ose asaj pale. por që kundërshtar politikë po, vrasje me moti politik po”, ka shtuar Bëriana Mustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat