Besnik Berisha: Këta kanë kallë e kanë djegë e kanë pjekë në emër të Zajednices

Aktuale

Besnik Berisha: Këta kanë kallë e kanë djegë e kanë pjekë në emër të Zajednices

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 22:51
Besnik Berisha

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha ka folur për pushtetin, duke thënë se nuk kanë merita më shumë se qytetarët për shtet e drejtësi.

Berisha thotë, se këta që sot janë në pushtet, janë të njëjtit që kanë djegur në emër të 8 mijë hektarëve, e në emër të drejtësisë.

“Nuk kanë këta as patriotizë më shumë se na, as kontribut për këtë atdhe, as për liri as për pavarësi, as për siguri e as për drejtësi. Sepse kur është mendu për drejtësi, të njëjtit janë që kanë kallë, kanë djegë, e ka në pjekë në emër të 8 mijë hektarëve, Zajdenicës.

Këta u shpërfaqën, por e kqeja është kush met tjetër me u provu, këtu është shqetësimi?”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat