Pacolli për rastin e Hajrizit: Nuk do duhej të ndodhte një gjë e tillë, tragjike

Aktuale

Pacolli për rastin e Hajrizit: Nuk do duhej të ndodhte një gjë e tillë, tragjike

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 23:53
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka komentuar rastin e Faton Hajrizi, që dyshohet se tashmë është i vrarë nga autoritet serbe atje.

Pacolli ka bërë të ditur se tashmë organet e drejtësisë janë në komunikim dhe pritet që të sillet trupi i tij në Kosovë.

“Kjo çfarë ka ndodhur është tragjike, nuk do duhej të ndodhte një gjë e tillë. Tashmë organet e drejtësisë kanë komunikim, ku po pritet që të sillet trupi i tij. Në këtë rast problemi ishte që kishim të bëjmë me një person i cili ishte arratisur dhe fatkeqësisht në vend që të qëndronte në Kosovë dhe t’i dorëzohej forcave policore në Kosovë iku në një shtet mosnjohjes, i cili edhe e gjeti vdekjen aty”, tha ai.

Ajo tha se organet e drejtësisë duhet të merren me rastin në mënyrë që të përmbyllet kjo tragjedi.

“Organet e drejtësisë duhet të merren me këtë rast, ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe po shpresoj që trupi i viktimës të kthehet në shtëpi te familja e tij dhe të përmbyllet kjo tragjedi. Shteti i Kosovës i ka marrë të gjitha masat, Shërbimi Korrektues e ka kryer punën më së miri, pra nuk kemi shkelje. Mendoj që institucionet do ta zgjedhin këtë problem”, deklaroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat