AKP shpalli rezultatet e shitjes së aseteve përmes likuidimit, kjo është vlera ofertave

Aktuale

AKP shpalli rezultatet e shitjes së aseteve përmes likuidimit, kjo është vlera ofertave

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 16:31
AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 67 përmes metodës së Likuidimit, shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Në njoftim thuhet se për 35 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 81 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2,877,637 euro.

Ofertat u pranuan në “Sallën e konferencave - Hoteli Grand”, në Prishtinë nga ora 10:00, ku më pas u mbajt edhe ceremonia e hapjes së ofertave dhe publikimi i rezultateve.

“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, si dhe investitorëve të pranishëm. Po ashtu është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: ëëë.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë për të gjithë qytetarët e interesuar që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat