VV publikon të dhënat e një sondazhi të INR: 55% e qytetarëve kanë pëlqim për Lëvizjen Vetëvendosje

Aktuale

VV publikon të dhënat e një sondazhi të INR: 55% e qytetarëve kanë pëlqim për Lëvizjen Vetëvendosje

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 16:50
LVV

Derisa sot u mbajt një takim konsultativ i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një sondazh ku thotë se kjo parti do të marrë pëlqimin e 55% të qytetarëve.

“Sipas sondazhit të Institutit Ndërkombëtar Republikan 2024:

55% e qytetarëve kanë pëlqim për Lëvizjen Vetëvendosje”, thotë kjo parti.

Në këtë takim nuk shkoi kryeministri Albin Kurti dhe propozimi i partisë së tij që në vend të tij të shkojë nënkryetari Glauk Konjufca nuk u pranua nga Presidenca, e cila tha se ftesa ishte për liderë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat