Ky është personi që e kërcënoi me armë 50-vjeçarin për shkak të borxhit në Llap

Aktuale

Ky është personi që e kërcënoi me armë 50-vjeçarin për shkak të borxhit në Llap

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente, e madje kanë eskaluar edhe në përleshje e kanosje serioze. Kështu dyshohet se ndodhi të martën në fshatin Balloc në Podujevë, ku Polici arrestoi dje një person.

Një 22-vjeçar po dyshohet se e ka kërcënuar me armë një 50-vjeçar, të cilit i shkoi te shtëpia për shkak të një borxhi që viktima ia kishte atij.

Media ka mësuar se i dyshuari që përfundoi në pranga të Policisë lidhur me këtë rast është Drilon Berisha.

Berisha është arrestuar dhe shoqëruar në stacion, teksa Policia ka konfiskuar një vendngjarje një armë zjarri dhe mbi 10 fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprat ‘Kanosje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat