Neziri: Shokë dhome kemi qenë me Adem Demaçin në burgun e Staragradishës

Aktuale

Neziri: Shokë dhome kemi qenë me Adem Demaçin në burgun e Staragradishës

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 21:05
Ibish Neziri

Ish i burgosuri politik, Ibish Neziri, ka thënë se në burgun Staragradishës ka qenë shok dhome me simbolin e lirisë dhe pavarësisë, Adem Demaçin.

Sipas tij, ky burg ishte një nga të tmerrshmit atëbotë, ku kishte edhe recidivist që kanë qenë të dënuar 32 herë.

“Kur filluan demonstratat, u burgosen njerëzit. U burgon pjesë të grupeve ne kemi pasur lidhje grupet me grup. Kemi pas në të gjithë mënyrat lidhje më njëri tjetrin.

Më vonë kam qenë në dhomë të burgut me të, për një kohë. Shokë dhome kemi qenë. Vitin e fundit të burgut e kam kaluar me Ademin. Në burgun e Staragradishës, ka qenë burg për recidivist. Ka pasur të burgosur që ka qenë i dënuar 32 herë, për krime më monstruozet”, ka thënë Ibishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat