Eksperti i sigurisë tregon se ҫfarë do të ndodhë nëse Serbia mbyll rastin e Faton Hajrizit

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon se ҫfarë do të ndodhë nëse Serbia mbyll rastin e Faton Hajrizit

Nga: H.O. Më: 31 korrik 2024 Në ora: 21:08
Faton Hajrizi

Avokati i autorizuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci ka folur për vizitën e fundit që kishte në Serbi, për të parë nga afër kufomën e Faton Hajrizit.

Ai foli edhe për procedurat ligjore se si do të sillet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë.

Lidhur me deklarimin e tij, ka reaguar eksperti i sigurisë, Bedri Elezi përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se këtë rast është duke e hetuar një prokuror special i terrorizmit, mirëpo emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

“I autorizuari i familjes Hajrizi z.Koci ështê deklaruar sërish për rastin e Faton Hajrizit. Gjatë intervistelës së tij, ai deklaroj se rasti është shumë i ndjeshëm sa që një prokuror special i terrorizmit është duke zhvilluar hetimet. Madje avokati tha se identiteti i prokurorit nuk tregoj pikërisht për shkak të një ndjeshmërisê së rastit”, shkruan ai.

Sipas ekspertit Elezi, ajo që i bëri përshtypje nga deklaratat e avokatit Koci, ishte paralajmërimi i tij, në lidhje me rrezikun se kufoma mund të varrosej në varrezat sociale dhe ky rast të mbyllej.

“Kjo deklaratë vërtet më befasoj, se një rast ku prokuroria speciale e Serbisë, përkatësisht departamenti i terrorizmit është angazhuar, ngase ky rast është klasifikuar si vepër e terrorizmit, do të mbyllej në këtë mënyrë, e sidomos kur kemi parasysh se ky rast është tejet kompleks, e veçanërisht kur kemi parasysh faktin se të arrestuar në këtë rast kemi 3 persona, dhe poashtu edhe një përpjekje për të sjellur para drejtësisë vllaun e Faton Hajrizit, Artanin. Në asnjë mênyrë nuk mund ta kuptoj këtë se Serbia do ta mbyllte këtë rast tejet kompleks, e sidomos nëse marrim parasysh deklaratat e Presidentit të Serbisë se Faton Hajrizi ishte në lidhje me shërbimet sekrete të huaja, dhe po planifikonte aktivitete terroriste në republikën Sërbska në Bosnjë”, shkruan Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat