Pritja e bashkatdhetarëve në LDK, Abdixhiku: Pres që në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë kthesën e radhës këtu

Aktuale

Pritja e bashkatdhetarëve në LDK, Abdixhiku: Pres që në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë kthesën e radhës këtu

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 21:12
Lumir Abdixhiku

Pritja e bashkatdhetarëve ka vite që është bërë traditë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë të mërkurë, LDK hapi dyert për mërgatën duke i ftuar ata në bashkëbisedim me kryetarin Lumir Abdixhiku, deputetët, anëtarët e Kryesisë, kryetarët e komunave dhe strukturat tjera partiake.

Kryetari Abdixhiku po ashtu pret që në zgjedhjet e ardhshme, LDK të jetë fituese e zgjedhjeve siç tha ai “të bëjmë kthesën e radhës këtu”.

Abdixhiku: Pres që në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë kthesën e radhës këtu

“Llogarisë në ju, llogarisë në forcën tonë atdhetare kombëtare të mërgatës sonë. Po ashtu llogarisë në mobilizimin e madh të të gjithë mërgatës në çdo shtet, gjithandej Evropës dhe në ShBA. Dhe pres që në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë kthesën e radhës këtu. Viti i Ri, Rruga e re, Qeveria e re”, theksoi Abdixhiku.

Në takimin me kryetarin e LDK-së dhe drejtues të këtij subjekti, morën pjesë qindra bashkatdhetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat