Baraliu kritikon Vetëvendosjen për mospjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet

Aktuale

Baraliu kritikon Vetëvendosjen për mospjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 21:40
Mazllum Baraliu

Njohësi i çështjeve kushtetuese ka thënë se presidentja Osmani mund ta shpallë datën e zgjedhjeve parlamentare, pavarësisht mungesës së Lëvizjes Vetëvendosje si subjekti më i madh politik në Kosovë, në takimin konsultativ për zgjedhjet.

Baraliu ka thënë se presidentja ka respektuar afatet kushtetuese dhe të drejtën e saj për thirrjen e takimit.

“Meqë shumica e subjekteve politike kanë qenë të pranishme, presidentja do të vazhdonte në kryerjen e përgjegjësive të saja që ta caktojë një datë dhe ta shpallë atë datë”, ka thënë ai.

Baraliu ka kritikuar mospjesëmarrjen e LVV-së në këtë takim, duke thënë se si partia më e madhe do duhej të sillej në një mënyrë të tillë.

“Nuk është sjellja më e mirë, më e përgjegjshme e një subjekti politik. Nuk do duhej të kishim raste të tilla, duhet të mësohemi që të respektojmë të drejtën kushtetuese”, ka thënë Baraliu.

Kurti nuk mori pjesë në takimin e presidentes me kryetarët e partive, nga Qeveria u tha se kishte një drekë me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Ndërsa, që nga presidentja u tha që ishte refuzuar pjesëmarrja e Glauk Konjufcës si nënkryetar i partisë, pasi në agjendë ka qenë takimi me kryetarët e partive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat