Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka mbajtur takimin e përvitshëm me mërgimtarët në Selinë Qendrore të kësaj partie.
Abdixhiku ka thënë se kjo shtëpi e madhe e demokracisë është tani e hapur për secilin bashkatdhetar që frymon djathtë.
“Puna e madhe me mërgatë, për tre vite rresht, reforma e brendshme, programi politik e konsistenca në qëndrime shtetare, ka rikthyer besimin me Lidhjen në origjinë! Prandaj dhe këtë vit, takimi ynë ishte përplot entuziazëm, përkushtim e bindje për përbashkimin e djathtë si shpëtim i Republikës”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook.
“Mbi të gjitha, përplot vullnet e gatishmëri për mobilizim zgjedhor. Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re!”, ka shkruar tutje ai.
Kreu i LDK-së i falënderoi bashkatdhetarët për pjesëmarrje.
“Le të bëhemi bashkë! Le të ringritemi si një!”, ka theksuar ai.