Behramaj i reagon Mihalit: Nëna e VV-së ia paska caktuar Komandantes Supreme edhe datën e zgjedhjeve

Aktuale

Behramaj i reagon Mihalit: Nëna e VV-së ia paska caktuar Komandantes Supreme edhe datën e zgjedhjeve

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 23:22
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur kritikat e tij për një postim të fundit të Dejona Mihalit të VV-së.

Ajo ka kritikuar diskutimet e opozitës me presidenten Osmani rreth caktimit të datës për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Kjo nana e Vetëvendosjes ia paska caktuar Komandantes Supreme edhe datën e zgjedhjeve: 16 shkurtin”, ka shkruar Behramaj në reagimin e tij.

Ai shtoi se mbetet në vendim të Osmanit nëse “i nënshtrohet personit që dikur Kosova e kishte dëbuar apo ta respektojë demokracinë, duke dëgjuar shumicën e subjekteve politike për datën e zgjedhjeve.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat