Qalaj: Komunikimi i presidentes përmes refreneve të këngëve i ulët, ka mbet vetëm

Aktuale

Qalaj: Komunikimi i presidentes përmes refreneve të këngëve i ulët, ka mbet vetëm

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 23:44
Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj e ka quajtur të turpshme, deklarimin e presidentes Vjosa Osmani, e cila përmes një refreni të një kënge të Dafina Zeqirit i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se është e ulët që presidentja duke folur për media e përmes tyre drejtuar qytetarëve të komunikojë me një mënyrë të tillë.

“Është e turpshme, është një fyerje që presidentja e vendit përmes medieve te ju drejtohet qytetarëve të vendit përmes disa refrene të një kënge të një këngëtares tonë. Kjo është shumë e ultë”, ka thënë Qalaj.

Ai ka thënë se përçarjet ndërmjet presidentes dhe ministres Gërvalla nuk janë të tanishme.

Sipas tij, Osmani ka mbetur vetëm pasi ministrat nga radhët e Listës Guxo janë rreshtuar nga Kurti, sidomos Gërvalla.

“Presidentja ka mbet vetëm, mendoj që ministrat që janë në Qeveri kanë ndërruar anë, dhe janë më të afërt me Kurtin se me presidenten e në veçanti ministrja e Jashtme” është shprehur Qalaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat