Avokati i njohur Ehat Miftaraj ka kritikuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për paaftësi të madhe dhe neglizhencë në trajtimin e rastit të Bordit të RTK-së.
Komentet e Miftarajt vijnë si në dritën e deklaratave të Ahmetxhekajt, i cili ushtrimin e ndikimit brenda Bordit të RTK-së e cilësoi si vepër të qartë penale sipas Kodit Penal të Kosovës.
Postimi:
Kodi penal i Kosoves e ka te sanksionuar si veper penale ushtrimin e ndikimit. Ushtrimi i ndikimit te personat e tjere si e pershkroi Ahmetxhekaj tek rasti i Bordit te RTK eshte veper e paster penale.
Por kur ke nje Prokurori Speciale te Republikes se Kosoves qe udhehiqet nga persona jo kompetente dhe te paguximshem atehere edhe ky rast kalon ne heshtje.
Prokuroret ne PSRK neser zgjohen ne mengjes e pine se bashku kafen e mengjesit dhe kuvendojne se si ky shtet nuk do behet deri sa te kemi raste te tiilla ne institucione te pavarura. I qajne hallin njeri tjetrit se si nuk del nje prokuror qe ka guxim dhe vullnet me mbrojte kete shtet nga persona qe e marrin ligjin ne dore.
Pas kafes se mengjesit shkojne ne bankomat me verifiku a iu ka dal paga 3000 Euro sa e marrin afersisht ne muaj dhe bejne plane se ne cilin bregdet me I kalu pushimet kete fundjave.