Vetëvendosje do zgjedhje në vjeshtë, AAK: Kryeministri po provokon opozitën, respektojmë afatin

Aktuale

Vetëvendosje do zgjedhje në vjeshtë, AAK: Kryeministri po provokon opozitën, respektojmë afatin

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 00:35
Armend Muja

Lëvizja Vetëvendosje nuk mori  pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjet, por qëndrimin e vet lidhur me çështjen nuk hezitoi ta bënte të ditur.

Anëtari i kryesisë dhe deputeti i partisë në pushtet, Armend Muja, tha se Vetëvendosje preferon që zgjedhjet të mbahen gjatë vjeshtës, pra jashtë afatit kushtetues.  

Sa i përket pritshmërisën ga zgjedhjet e reja, Muja thotë se janë të bindur se do të sigurojnë më shumë se 50 përqind të votave.

Nënkryetari i AAK-së, Palë Lekaj akuzon kryeministrin se që nga pranvera po provokon opozitën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por se partia e tij, mbështet zhvillimin e tyre brenda afateve kushtetuese.  

Sipas kushtetutës, zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të mbahen përgjatë 4 të dielave në periudhën 26 Janar-16 Shkurt 2025. Opsione të tjera nuk ka, përveçse Kurti të pajtohet me opozitën që qeveria e tij të japë dorëheqjen dhe të organizohen zgjedhjet e parakohëshme për 45 ditë.   

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat