Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë

Aktuale

Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Qytetarët po përballen me pritje deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të së enjtes nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është 250 metra e gjatë.

Ndërkohë në Merdarë nuk ka pritje të gjata, vetëm deri në 10 minuta.

Ndërsa në pikën kufitare në Kullë pritja është 20 minuta dhe kolona 30-50 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat