Selmanaj ironizon me Kurtin, ia kujton VV-së sloganin “nuk jemi si ata”

Aktuale

Selmanaj ironizon me Kurtin, ia kujton VV-së sloganin “nuk jemi si ata”

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 11:24
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka ironizuar me “ndryshimet” që janë bërë nga Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti.

Ai me një postim në llogarinë e tij në Facebook tha se Qeveria ka bërë ndryshime për të keq dhe Levizja Vetëvendosje është ndryshe sepse “askush nuk ka qenë më i dëmshëm se ata”.

Reagimi:

A ju kujtohet sllogani “Nuk jemi si ata”. “Ne jemi ndryshimi”?

Kjo ka qenë narrativa e Vetëvendosjes sa ishte në opozitë. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e popullit u besoi se ata do të sjellin ndryshimin. Ndryshimin e sollën, por fatkeqësisht për të keq.

LVV-ja vërtetë është ndryshe. Sepse askush nuk mund të jenë kaq të dëmshëm sa këta.

Ju jeni ndryshe, sepse askush si ju nuk e ka shkelur Kushtetutën kaq shumë herë.

Ju jeni ndryshe, sepse prishni raportet me aleatin tonë jetik.

Ju jeni ndryshe, sepse vetëm ju tash e 400 ditë e keni vendosur Kosovën nën sanksione nga BE.

Ju jeni ndryshe, sepse vetëm ju vidhni në rezervat shtetërore (magjen e shtetit).

Ju jeni ndryshe, sepse vetëm ju nënshkruni dhe abuzoni me mbi 240 milionë euro kontrata sekrete.

Ju jeni ndryshe, sepse vjedhni në tekstet shkollore për fëmijë.

Ju jeni ndryshe, sepse vetëm ju emëroni ambasadorë që marrin para nga Beogradi.

Ju jeni ndryshe, sepse e pranuat autonominë politike dhe territoriale për serbët e Kosovës.

Ju jeni ndryshe, sepse glorifikoni krimienel lufte si Oliver Ivanoviq dhe figura kontraverse si Zoran Gjinqiq.

Ju jeni ndryshe, sepse askush si ju nuk krenohet me një urë 3 metra në Saradran.

Ju jeni ndryshe, sepse vetëm ju instaloni diktaturë

Ju jeni ndryshe, sepse vetëm juve Dejona mund t’ju urdhërojë dhe t’ju tregojë çfarë të flisni.

Ju jeni ndryshe, sepse vetëm ju e duroni bashkëpunëtoren e Radojçiqit për shefe të grupit parlamentar.

Ju jeni ndryshe, sepse vetëm ju sulmoni mediat, vetëm pse ato shfaqin dështimin tuaj.

Vërtet, ju jeni ndryshe, sepse askush nuk mund të jetë kaq i keq sa ju.

Megjithatë, populli i Kosovës është i njëjti. Dhe ashtu siç ju besoi dhe ju votoi, tani do t’ju ndëshkojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat