Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, diskutohet edhe për sfidat me zjarre dhe sigurinë në komunikacion

Aktuale

Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, diskutohet edhe për sfidat me zjarre dhe sigurinë në komunikacion

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Gjatë paradites, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Përveç tjerash, bëhet e ditur se në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

Ato do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër të vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik”, thuhet tutje në kumtesën për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat