Osmani uron Zvicrën për ditën kombëtare: Ke qëndruar krah për krah me ne

Aktuale

Osmani uron Zvicrën për ditën kombëtare: Ke qëndruar krah për krah me ne

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 12:43
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Zvicrën për ditën e saj kombëtare.

Në një postim në platformën X, ajo e ka shpërndarë një fotografi të sajën me presidenten zvicerane, Viola Amherd.

“Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve”.

“Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, përfshirë rolin që diaspora jonë ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, ka shkruar Osmani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat