Daut Haradinaj: Historia jonë mburret me figura si Rexhep Boja e Mark Sopi

Aktuale

Daut Haradinaj: Historia jonë mburret me figura si Rexhep Boja e Mark Sopi

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 13:42
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në inaugurmin e bustit të veprimtarit të njohur, Ipeshkvit Mark Sopi.

Daut Haradinaj ka thënë se historia jonë mburret me figura si Rexhep Boja e Mark Sopi, si faktor unifikues të kombit shqiptar.

“Sot ne Binçë të Vitisë u lartësua figura madhore e Ipeshkvit të parë të Kosovës së lirë, Imzot Mark Sopit.

Historia jonë mburret me figura si Rexhep Boja e Mark Sopi, si faktor unifikues të kombit shqiptar.

Shpresoj që shpejt të bashkohemi në ngritjen e bustit të krye imamit Rexhep Boja, pas zbulimit të bustit të mikut tonë familjar, Ipeshkvit Mark Sopit”, ka thënë Daut Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat