Mehmetaj pyet Presidenten Osmani: Pse po bisedoni për veriun në Bruksel, a është kjo shkelje e sovranitetit?

Aktuale

Mehmetaj pyet Presidenten Osmani: Pse po bisedoni për veriun në Bruksel, a është kjo shkelje e sovranitetit?

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2024 Në ora: 19:36
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se ҫështja e urës së Ibrit nuk duhet të jetë temë e dialogut, pasi do të përbënte një shkelje të rëndë të sovranitetit.

Pas kësaj deklarate ka reaguar gazteari Lirim Mehmetaj duke shkruar se nëse kjo ҫështje e urës përben shkelje të sovranitetit, a është shkelje edhe diskutimi për veriun.

“A po jepni llogari përse bisedoni me Serbinë për Veriun”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani paska deklaruar se çështja e urës mbi Ibër nuk duhet të bëhet assesi temë e dialogut në Bruksel me Serbinë, sepse kështu do të shkaktohej “shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë”.

E saktë është kjo.

Por, nëse diskutimi për urën përbën shkelje të tillë, përse diskutimi për Veriun si tërësi nuk përbën shkelje të njëjtë?

A po e pranoni atëherë edhe vetë se çdo bisedë në Bruksel me Serbinë për Veriun është “shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë”.

A po jepni llogari përse bisedoni me Serbinë për Veriun?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat