Profesori universitar: Të miratohet urgjentisht rezoluta për dënimin e zyrtarëve të UDB-së

Aktuale

Profesori universitar: Të miratohet urgjentisht rezoluta për dënimin e zyrtarëve të UDB-së

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2024 Në ora: 20:41
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka bërë thirrje që të miratohet një rezolutë dhe ligj për dënimet e krimeve të komunizmit.

Ai shkruan në Facebook se praktika morbide e dhunës dhe terrorit kundër të burgosurve politikë në ish shtetin komunist jugosllav duhet të marrë formë duke u dënuar më ligj.

Postimi i plotë:

Rrëfimet tronditëse në TV Dukagjini të të burgosurve shqiptarë të Kosovës për dhunën që kanë ushtruar kundër tyre zyrtarët e UDB-së, rikthejnë nevojën urgjente që të miratohen rezolutë dhe ligj për dënimet e krimeve të komunizmit. Ajo praktikë morbide e dhunës dhe terrorit kundër të burgosurve politikë në ish shtetin komunist jugosllav duhet të marrë formë duke u dënuar më ligj në shtetin tonë të pavarur. Krimet duhet të adresohen e të dënohen. (Para shumë vitesh e kam trajtuar këtë problem në një tekst të gjatë me titull “PSE DUHET TË DËOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT.)” Nuk e mirëkuptoj kurrë indiferencën dhe injorancën e shumicës ndaj kësaj teme-traume kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat