Deputeti i Vetëvendosjes: Publikimi i identitetit të zyrtarëve të AKI-së rrezikon sigurinë kombëtare

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes: Publikimi i identitetit të zyrtarëve të AKI-së rrezikon sigurinë kombëtare

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2024 Në ora: 20:51
Ndertesa e AKI-se

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba në një postim në Facebook shkruan se është dezinformuar lidhur deklarimet për drejtorin e AKI-së.

Ai shkruan se lajmi se ‘drejtorit të AKI-së i kërkohet kujdes me publikimin e identitetit dhe informacioneve të tjera’, është devijim dhe dezinformim.

Deputeti Zyba shkruan se ‘asnjë nga anëtarët e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI-së nuk ka kërkuar kujdes me publikimin e identitetit të zyrtarëve të AKI-së’.

Postimi i plotë:

Devijimi, dizinformimi

"Drejtorit të AKI-së i kërkohet kujdes me publikimin e identitetit dhe informacioneve të tjera"

Titulli dhe përmbajtja e "TV Klan Kosovës" dhe i disa portaleve, përfshirë "Albanian Post",  nuk qëndron sepse nuk është i vërtetë.

Asnjë nga anëtarët e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI-së nuk ka kërkuar kujdes me publikimin e identitetit të zyrtarëve të AKI-së. Madje, të gjithë njëzëri kemi shprehur shqetësimin tonë rreth publikimit të identiteteve të zyrtarëve të AKI-së që po bëhen tash dhe në të kaluarën, sepse kjo përveç që rrezikon sigurinë kombëtare, është edhe vepër penale.

Shumë i qartë është deklarimi i kryetares së Komisionit në agjencinë "Kosova Press".  Por siç duket devijimi nga këto media paska qenë i pashmangshëm. Për qëllimin le të përgjigjen ata.

E vërteta është ndryshe nga devijimi.

AKI është insitucion i rëndësisë së veçantë,  kredibil dhe shtyllë themelore e sigurisë.

AKI i përket Kosovës dhe sigurisë së qytetarëve të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat