Koci: I kam pasur brinjët e dëmtuara nga Bashkim Kursani – iku bashkë me ushtrinë serbe në Nish

Aktuale

Koci: I kam pasur brinjët e dëmtuara nga Bashkim Kursani – iku bashkë me ushtrinë serbe në Nish

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 21:19
Gani Koci

Ish i burgosuri politik, Gani Koci, ka thënë se Bashkim Kursani ishte ai që e kishte torturuar cnjerëzisht në burg.

Koci ka treguar se i kishte brinjët e dëmtuar nga goditjet e tij.

“Te Bashkim Kursani, përpos që ka qenë i fëlliqt prej goje, edhe fiizkisht ka qenë si një gorill. Të ramet e tij, e para të qitke në tokë, luajke me ty. I kam pasur brinjët e lënduara prej tij, jo njëherë por shumë herë”, tha ai.

Koci u shpreh se Bashkim Kursani pas lufte nuk jetoi në Kosovë por bashkë me ushtrinë serbe iku në Serbi.

“Bashkim Kursani, kai kë me konvojën e fundit të ushtrisë dhe policisë serbe në Nish, me krejt familjen me gru e me fëmijë. Në Nish ka jetu një vjet, pas Nishit, me pasaport e me pension të majm ka jetu në Turqi. Atje ka vdekë, s’di a e ka vorros këtu ama atje ka vdek. Ka ardhë fshehtas në Kosovë, porn ë Kosovë nuk ka pasë vend. Qindra njerëz ka maltretu”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat