“Sot keqtrajtuan Presidenten Osmani, pak ditë më parë arrestuan një ushtar të UҪK-së, këto janë qëllimet e politikës së Maqedonisë”

Aktuale

“Sot keqtrajtuan Presidenten Osmani, pak ditë më parë arrestuan një ushtar të UҪK-së, këto janë qëllimet e politikës së Maqedonisë”

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2024 Në ora: 21:32
Qeveria e Maqedonise

Sot u bë e ditur se Presidentja e Kosovës nuk është trajtuar mirë në aeroportin e Shkupit. Thuhet se ndaj saj ka pasur edhe shtyrje fizike.

Analisti Afrim Kasolli në një postim në Facebook shkruan se shteti maqedon pak ditë më parë arrestoi një ish-ushtar të UCK-së, ndërsa sot Presidentja Osmani trajtohet në mënyrë skandaloze.

Sipas tij, këto janë ndryshimet që ka prodhuar koalicioni VLEN, i përkrahur edhe nga Qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë:

Një ish-ushtar i UCK-së arrestohet para pak dite në Maqedoni te Veriut, sipas urdhër arrestit të Serbisë.

Kurse sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, trajtohet në mënyrë skandaloze nga policia kufitare e këtij shteti në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, duke tentuar t'i merret telefoni personal.

Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që i ka prodhuar koalicioni VLEN që u perkah nga Qeveria e Kosovës, për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE.

Me këto akte Maqedonia e Veriut, gradualisht po rrëshqet plotësisht nën hegjemoninë e Beogradit.

Kam shkruar edhe para zgjedhjeve paralmentare, se ata që dëshirojnë ta shpetojne këtë shtet nga Ali Ahmeti , ne te vertete vetëm janë duke ia shtruar rrugën per ndikim të plotë të Serbisë në politiken e Maqedonisë se Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat