Për veprimimin e zyrtarëve të Aeroportit të Shkupit ndaj Presidentes Vjosa Osmani pati reagime të ndryshme deri më tani.
Edhe gazetari Mirlind Behluli reagoi duke kërkuar që Kosova të dërgoj notë proteste ndaj shtetit maqedonas, pasi ky veprim i tyre është sulm ndaj shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani qenka shtyrë fizikisht nga një zyrtar i aeroportit në Maqedoninë e Veriut. Ky është skandal! Është sulm ndaj shtetit të Kosovës. Nuk duhet të kalojë lehtë. Kosova duhet t'i dërgojë note proteste Maqedonisë së Veriut. Bravo për presidenten Osmani, ekipin e saj, Policinë e Kosovës dhe rojet e Afrim Gashit që s'kanë lanë të përdhoset dinjiteti i Kosovës.