​Diellza Kukaj: AAK është alternativa e vetme qeverisëse për të ardhmen e Kosovës

Aktuale

​Diellza Kukaj: AAK është alternativa e vetme qeverisëse për të ardhmen e Kosovës

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 21:55
Diellza Kukaj

​Diellza Kukaj: AAK është alternativa e vetme qeverisëse për të ardhmen e Kosovës

Kryesia qendrore e Aleancës së Gruas ka diskutuar sot çështje të rëndësishme që lidhen me zgjedhjet e ardhshme nacionale, si shpallja e zgjedhjeve, programi zgjedhor dhe nevoja për të mobilizuar strukturat partiake për zgjedhjet që priten të mbahen në pak muaj.

Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës në AAK, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi janë shpalosur aktivitetet verore që do të mbahen gjatë muajit gusht, përfshirë takime me strukturat lokale të grave në të gjitha degët e Kosovës, të cilat janë kyçe për mobilizimin dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.

“Gratë e Aleancës janë më të mobilizuara se asnjëherë më parë duke besuar se alternativa e vetme qeverisëse me program dhe vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës është Aleanca dhe kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka shkruar Kukaj në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat