Sjellja ndaj Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Latifi me kritika: Maqedonia po kthehet në kohën e para 2001

Aktuale

Sjellja ndaj Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Latifi me kritika: Maqedonia po kthehet në kohën e para 2001

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 22:38
Blerim Latifi

Presidenca e Kosovës ka treguar për një skandal që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit ku është tentuar t’i merret telefoni presidente Vjosa Osmani.

Për këtë, profesori universitar Blerim Latifi, ka thënë të enjten përmes një postimi në Facebook që Maqedonia po kthehet në kohën e para vitit 2001.

Ai ka thënë se “u kërkua largimi i Ali Ahmetit dhe tash po korren frytet e budallakut”.

“Maqedonia po kthehet në kohën e para vitit 2001. Edhe me ndihmën e shumë shqiptarëve. U patën çue peshë këndej e andej veç me hek qafesh Ali Ahmetin. Tash korrni frytet e këtij budallaku lapidar dhe shijoni poshtnimin sapo të kaloni Hanin e Elezit”, ka thënë Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat