Kurti largohet nga Qeveria pa e thënë asnjë fjalë pas takimit me ambasadorët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë duke dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës, pas takimit që ka mbajtur me ambasadorët e QUINTI-t.
Por kryeministri Kurti si shpesh herë edhe sot zgjodhi që të mos e thotë asnjë fjalë.
Duke dalë nga Qeveria u panë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kurti nuk deshi të deklarohet në lidhje me deklaratën që sapo u dha nga ambasadorët e QUIN-it , të cilët ia bënë të ditur se janë kundër çdo ndërrimi të statusit të Urës së Ibrit.
“Shtetet e QUIN-it në konsultim me NATO-n nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit”, deklaroi Hovenier.
Anipse Kurti vazhdimisht është deklaruar pro mundësisë për hapjen e Urës së Ibrit, derisa thoshte se kjo nuk i pengon askujt por një mundësi e tillë del të jetë problematike.
Madje një deklarim pati dje edhe nga Bashkimi Evropian, ku u tha se rihapja e Urës së Ibrit është çështje që përcaktohet me dialogun Kosovë-Serbi.
Hovenier: Nuk e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar të premten në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. E temë diskutimi ishte paralajmërimi për hapjen e urës së Ibrit.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha për gazetarë se nuk e përkrahin vendimin e Qeverisë për ta hapur urën e Ibrit.
“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, është shprehur Hovenier pas takimit me Kurtin.
Ai nuk ka pranuar të komentojë se për çfarë arsye nuk e mbështesin këtë.
Ambasadorët e Quint-it në takim me kryeministrin
Ambasadorët e shteteve të Quint-it aktualisht janë duke e zhvilluar një takim në kryeministri.
Pas takimit, pritet të mbahet një konferencë me gazetarë nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.