Humolli: Nuk e di pse jetojnë disa parti si subjekte politike, kur nuk i besojnë popullit të vet

Aktuale

Humolli: Nuk e di pse jetojnë disa parti si subjekte politike, kur nuk i besojnë popullit të vet

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 09:39
Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes ka folur lidhur me ‘përplasjet’ e fundit mes presidentes dhe ministres së Jashtme.

Humolli ka deklaruar se të gjitha partitë e kanë humbur busullën dhe nuk janë aspak serioze.

Sipas tij, krejt këto po ndodhin pasi partitë s’kanë orientim politik.

“Klasa jonë politike nuk ka ndonjë ndryshim programor s’kanë dallime e kur s’kanë orientim politik të duhur shprehen pakënaqësitë individuale. Është një luftë e brendshme për të gjetur mision politik, por e kanë humbur busullën të gjithë edhe loja me zgjedhje edhe këto brenda subjekteve politike nuk janë serioze”, deklaron Humolli.

Ai tha se raportet individuale mes politikanëve nuk duhet të diskutohen se janë qesharake.

“Me i diskutuar raportet individuale është qesharake sepse nëse ka prishje duhet të ketë në vizionin politik unë nuk po e shoh këtë tek asnjë parti. Popullit tonë nuk i besojnë ju besojnë të huajve dhe nuk e di pse jetojnë si subjekte politike kur si besojnë popullit të vetë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat