Krasniqi: Ideja e Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit pa marrëveshje, është propagandë parazgjedhore

Aktuale

Krasniqi: Ideja e Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit pa marrëveshje, është propagandë parazgjedhore

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 13:23
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së hapjes së Urës së Ibrit.

Sipas Krasniqit, Qeveria Kurti po bën propagandë parazgjedhore.

“Ideja e qeverisë Kurti për hapjen e Urës së Ibrit pa marrëveshje, është pjesë e propagandës parazgjedhore. Si e tillë ajo ide nuk ka të bëjë me realitetin në terren. Përtej propagandës së Kurtit, ajo ide paraqet rrezik për sigurinë, sepse Ura e Ibrit ka një çerek shekulli që është simbol i konfliktit, i ndarjes dhe dhunës.

Fuqia fillestare bllokuese e serbëve lokalë buron prej asaj Ure, që nga qershori 1999.

Prandaj kushdo që nxitë krizë të re për Uren e Ibrit, thjesht u bën shërbim ekstremistëve serbë dhe regjimit të Beogradit, i cili ka muaj që ka lancuar, jo pa sukses, propagandën për zullumin e Kurtit ndaj serbëve në Kosovë. Sanksionet e Bashkimit Evropian janë dëshmi e atij suksesi të propagandës së regjimit të Beogradit” – ka shkruar Krasniqi, nder të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat