BSPK-ja e shqetësuar me raportet e ZKA-së për gjetjet në AKP

Aktuale

BSPK-ja e shqetësuar me raportet e ZKA-së për gjetjet në AKP

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 14:26
BSPK

Zyrtarë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë shprehur të shqetësuar me raportet e reja të prezantuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit përkitazi me gjetjet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, i ka bërë thirrje partnerit social Qeverisë që të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të vënë në binarë punën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Asaj i janë dhënë në mirëbesim asetet shoqërore, pronat e punëtorëve që janë ngritur me mund e djersë.

Ai kërkon nga Qeveria të ndërmarrë të gjitha hapat e duhur kushtetues e ligjorë, në mbrojtje të së drejtës pronësore të punëtorëve ndërlidhur me asetet e ndërmarrjeve shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat