Sot, kanë diplomuar sot 448 policë të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se policia e vendit me profesionalizmin e tyre ka arritur ta ngris këtë institucion si më të besueshmin për qytetarët e Kosovës.
Ai theksoi se shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtohet sakrifica e vazhdueshme e popullit për liri.
“Profesionalizmi dhe shërbimi me përkushtim I policëve tanë, të cilëve nga sot iu bashkoheni edhe ju kadet, ka arritur të ngrisë Policinë e Kosovës, në institucionin me besimin më të madh qytetarë, e konfirmuar kjo edhe nga raportet dhe matjet e institucioneve vendore e ndërkombëtare. Si Qeveri dhe Ministri e Punëve të Brendshme, po punojmë maksimalisht që policia jonë të ruajë dhe promovojë vlerat e saj më të mira, të cilat krijojnë lidhjen e pashkëputshme me qytetarin tonë. Si ministër i punëve të brendshme, gjej rastin të rikonfirmojë se mbështetja për policinë tonë ka qenë dhe mbetet e parezervë dhe e njëjtë do të jetë edhe për pjesëtarët e rinj”, tha ai.