Gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës ka diplomuar me nderime të larta, duke iu bashkuar radhëve të kolegëve të tyre që përfaqësojnë të gjitha komunitetet e Kosovës.
Për këtë ka reaguar edhe, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, e cila i ka uruar policët e rinj për diplomimin e tyre.
Në reagimin e ambasadës, thuhet se ky moment historik është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së tyre të palodhur.
Ata gjithashtu u zotuan për mbështetje të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.
“Urime rekrutëve të klasës së 60-të të Policisë së Kosovës për diplomimin! Ndërsa ecni përpara për të shërbyer dhe mbrojtur, ju bashkoheni me kolegët nga e gjithë Kosova që përfaqësojnë të gjitha komunitetet dhe zgjedhin të shërbejnë me nder dhe integritet. Ky moment historik është një dëshmi e përkushtimit dhe punës tuaj të palodhur. Ju mund të mbështeteni në mbështetjen tonë të vazhdueshme për zbatimin transparent dhe të përgjegjshëm të ligjit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.