Këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Donika Kadaj Bujupi tha se kërkesa për kontrollë të telefonit të presidentes në aeroportin e Shkupit është në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Tutje, ajo në emisionin “Bon Bon”, në RTV21 u shpreh se sjellja e stafit të aeroportit të Shkupit për me e marrë telefonin e presidentes është shkelje e ligjit.
Intervista e plotë:
Pyetja: Donika cila është e vërteta e krejt ëksaj ngjarje në këtë ngjarje pasi që ju e keni shoqëruar në këtë rast presidenten?
Kada-Bujupi: Po pra në mënyrë të papresedentë Presidentes Osmani I është kërkuar që të dorëzoj telefonin e saj për kontrollë në aeroportine Shkupit ashti sç kemi raportu, përkundër faktit që një gjë e tillë është jashtë çdo praktike dhe bjen ndesh me protokollet e sigurisë duke qenë se telefoni I kreut të shtetit dihet qartë se përdoret për komunikim zyrtar përfshirë edhe çështjet e sigurisë. Po du me shut se Presidentja Osmani nuk ka udhëtuar me valigje, ka qenë një qantë dore personale, një qantë të cilën e mbajmë të gjitha ne, një qantë personale me gjëra personale. Kërkesa për kontrollë të qantës është po ashtu e pa precedent dhe jashtë çdo politike. Edhe pse Presidentja Osmani në momentin e parë ka pranuar t’a dorëzojë qantën personale vetëm për të anashkalu reagimet e tilla të cilat erdhën më pas pra Presidentja Osmani e ka vu në skaner qantën e dorës në kundërshtim edhe me Konvetën e Vienës, neni 27 të saj I cili thot sipas të gjitha praktikave ndërkombëtare për marëdhënie diplomatike kur krerët e shtetit udhëtojnë ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike dhe kjo është e ditur botërisht dhe deri më tani është repsektuar nga çdo shtet përfshi edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.
Prandaj është dezinformatë tendecioze, qëllim keqe që mundet me pasë burimim vetëm tek këto çarqet ruso-serbe se në qantë ka pasë gjëra të dyshimta. Qanta është vendos në skaner, të gjith ata që dezinformojnë kanë me u përballë me të vertetën se presidentja e ka dorëzu menjëherë, atë çfar nuk ka dashtë me edhanë për skaner sepse tash sidomos në këtë periduhë ku teknologjia ka avancu, Brenda disa sekondave mundet u klonu telefoni, me u skanu me u marrë të dhënat. Pra siç e thashë ajo çfar presidentja Osmani nuk ka pranu kurrsesi madje edhe momentit kur ka pasë përpjekje për sulm fizik dhe pasi që Policia e Kosovës j aka komuniku paraprakisht zyrtarëve të aeroportit të shkupit rregullat e aplikueshme në situate të tilla, pra ata kanë vazhdu me insistu me konfisku telefonin e presidentes, dhe presidentja në asnjë moment nuk ka leju kemi vazhdu në sallën e VIP-ve.
Pyetje: Keni thënë se ka pasë një sjellje jo profesionale nga ana e stafit në momentin kur kanë dashur ose është kërkuar që të dorëzohet telefoni I presidentes?
Kadaj-Bujupi: Sjellje jo profesionale, skandaloze, do me thanë ka qenë përpjekje për me e marrë fizikisht përmes sulmit me marrë telefonintë kreut të shtetit, dhe kjo është pak me thanë sjellje jo profesionale, kjo është shkelje e ligjit.