Pas incidentit në Shkup, reagon edhe familja e Haki Imerit, ka disa fjalë për Presidenten Osmani

Aktuale

Pas incidentit në Shkup, reagon edhe familja e Haki Imerit, ka disa fjalë për Presidenten Osmani

Nga: H.O. Më: 2 gusht 2024 Në ora: 19:59
Arkiv

Incidenti i Presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit ka bërë bujë të madhe, duke ngjallur reagime të shumta.

Reagime që nga dje pati edhe nga shteti i Kosovës, por edhe ai i Maqedonisë së Veriut.

Një reagim për të përkrahur Presidenten Osmani, e bëri edhe familja e ish-veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit.

Në një postim në Facebook, thuhet se Presidentja Osmani është politikane me integritet politik dhe moral të pashoq, por ‘pazarxhinjëve të nëntokës dhe argatëve të tyre, ajo ua verbon sytë’.

Postimi i plotë:

-Presidentja Osmani është një politikane me integritet politik e moral të pa shoq në viset ballkanike.

-   pazarxhinjeve të nëntokës politike dhe argatëve të tyre në disa media, ky personalitet ua verbon sytë dhe i bën të vajtojnë natë e ditë si qyqet ..

-krenar me ty e dashura Presidente Vjosa Osmani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat