Pacolli reagon pas incidentit të Presidentes Osmani: Koha është një mësuese e mirë…

Aktuale

Pacolli reagon pas incidentit të Presidentes Osmani: Koha është një mësuese e mirë…

Nga: H.O. Më: 2 gusht 2024 Në ora: 20:22
Behgjet Pacolli/ Vjosa Osmani/ Arkiv

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar me një postim në facebook pas asaj që ndodhi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Shkup.

Ai shkruan se ‘koha është një mësuese e mirë dhe se çdo gjë kthehet në vendin e vet’.

Kujtojmë se pak muaj më parë Pacolli ka pas një ‘zënkë’ përmes rrjeteve sociale me Presidenten Osmani dhe kabinetin e saj.

Këshilltari i Presidentes Osmani thotë se do të padis Jetlir Zyberajn për shpifje të rëndë, i përmend propagandën serbe atij dhe Behgjet Pacollit

Postimi i plotë:

Koha është një mësuese e mirë, dhe ajo tregon gjithmonë të vërtetën. Kur investon në të tjerët, por ata nuk e njohin vlerën tënde, mos u shqetëso. Gjërat e mira vijnë për ata që presin dhe qëndrojnë të sinqertë ndaj vetes. Në fund, çdo gjë kthehet në vendin e vet.

🙏 Faleminderit të gjithë atyre që kanë qenë mirënjohës dhe mbështetës. Dhe për ata që nuk e kanë njohur ende vlerën, koha do të tregojë gjithçka.

Vikend të mirë miq!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat