Incidenti me Osmanin, Andoni: Shkupi po gabon, ka filluar politikë acarimi me gjithë fqinjët, shumë shpejt radha do i vijë...

Aktuale

Incidenti me Osmanin, Andoni: Shkupi po gabon, ka filluar politikë acarimi me gjithë fqinjët, shumë shpejt radha do i vijë...

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 23:30
Ben Andoni

A rrezikohen marrëdhëniet Prishtinë-Shkup pas incidentit me Presidenten Osmani në aeroportin?

Është kjo pyetja që ngrihet që prej dy ditësh nga analistë të ndryshëm të rajonit.

Në lidhje direkte me studion e lajmeve në “Ora News”, analisti Ben Andoni u shpreh se ky incident do të ndikojë shumë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Por tha ai, Shkupi do të agravojë më tej situatën në rajon edhe me fqinjët e tjerë, mes tyre edhe Shqipëria.

Andoni: Patjetër që Shkupi gaboi me këtë incident. Shkupi ka kohë që po gabon, dhe pa u futur në politikën reale edhe në këtë moment që po flasim Presidentja e Maqedonisë së Veriut nuk ka bërë një shfajësim, apo t’i shprehte një lloj konsiderate Presidentes së Kosovës.

Kjo tregon që Maqedonia e Veriut sa i përket politikës ndërkombëtare ka filluar një politikë acarimi me të gjithë fqinjët dhe besoj se shumë shpejt do i vijë radha edhe Shqipërisë.

E ka nisur këtë acarim me Greqinë, duke filluar të anollojë në leksikun e përdorur nga drejtuesit e rinj të vendit atje ato që kanë vendosur t’i pranojnë me palën greke, së pari me emrin e Maqedonisë së Veriut.

Me Kosovën, nuk është rasti i parë, pasi kemi rastin e ndalimit të ish-luftëtarit të UÇK-së dhe rasti i dytë me zonjën Osmani, i cili është gati i paprecedentë, ku në ligjet ndërkombëtare, në rastin e presoidentëve ka një vendim që krerët e shteteve nuk lëshojnë gjithçka në skaner.

Paçka se ajo është bindur, atë që nuk ka vendosur të lërë është vetëm telefoni i saj celular. Dhe kjo për zonjën Osmani ka pasur fuqi edhe në vendet ku Kosova nuk njihet si shtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat