Ish-zv.ministri: Qeveria duhet të ketë kujdes, Ura e Ibrit mos të hapet njëanshëm

Aktuale

Ish-zv.ministri: Qeveria duhet të ketë kujdes, Ura e Ibrit mos të hapet njëanshëm

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 08:40
Ura e Ibrit

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tha se se s’ka alternativë tjetër pos hapjes së Urës së Ibrit.

“Urat janë për bashkim dhe nuk ka alternativë tjetër pos hapjes së saj”, shprehet Hoxha.

Megjithatë, sipas tij, Qeveria duhet të ketë kujdes në hapat, siç thotë ai, të njëanshëm dhe nuk duhet të merren vemdime pa koordinim me aleatët.

“Duhet një seriozitet i shtuar se përveç specifikave në atë pjesë të vendit duhet të kenë parasysh edhe konfliktet regjionale dhe globale se Serbia është mjeshtër e shfrytëzimit të situatave tensionuese dhe pa dashje, me të drejtën tonë që të ngarkohemi me barrën e tensionimit dhe tani do të pasonin edhe masat tjera”, thotë Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat