“Albin, hape urën! Krejt populli shqiptar është me ty, përpos ...”

Aktuale

“Albin, hape urën! Krejt populli shqiptar është me ty, përpos ...”

Nga: A.Zh Më: 3 gusht 2024 Në ora: 09:24
Albin Kurti

Analisti politik Gëzim Mekuli, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të hapë Urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai ka thënë se i gjithë populli shqiptar është me Kurtin, përcjell Bota sot.

Mekuli ka kërkuar që kjo Urë, të mos mbetet “pazar” për presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Albin, hape urën!

Krejt populli shqiptar është me ty, përpos analistëve me rrogë të opozitës dhe mediave të tyre.

Albin,

ura të mos mbetet pazarë për Vuçiqin e për gjeopolitkën serbe.

Ne duam komunikim me kulturat e ndryshme brenda Republikës së Kosovës e jo ndarje, diskriminim, jo luftënxitje e bunkerizim; nuk ka vend për dorëzim!

Ndal fashizmin e burokracisë europiane!”, ka shkruar Mekuli në një postim në Facebook.

Në një takim të mbajtur dje, ambasadorët e QUIN-it , ia bënë të ditur kryeministrit Kurti se janë kundër çdo ndërrimi të statusit të Urës së Ibrit.

“Shtetet e QUIN-it në konsultim me NATO-n nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit”, deklaroi ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Kurti vazhdimisht është deklaruar pro mundësisë për hapjen e Urës së Ibrit, derisa thoshte se kjo nuk i pengon askujt por një mundësi e tillë del të jetë problematike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat