Alarmon analisti: Kjo fjali e Vuçiqit në Lloznicë përmban kërcënim të hapur ndaj Kosovës – ja pse!

Aktuale

Alarmon analisti: Kjo fjali e Vuçiqit në Lloznicë përmban kërcënim të hapur ndaj Kosovës – ja pse!

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2024 Në ora: 20:10
Aleksander Vuçiq

Analisti Rexhep Elezaj, ka thënë se Vuçiqi ka mbajtur një fjalim në Lloznicë, fjalim ky ku kërcënoi hapur Kosovën.

Fjalia e tij ka të bëjë me “Terri para agimit është më i denduri... bota po ndryshon, dhe do të shohim se si do rrjedhin ngjarjet... dhe, unë e di se çfarë po them..”!?, e cila tregon hapur se po kërcënon Kosovën me idenë se bota po ndryshon dhe Rusia po fiton në Ukrainë, e ku pastaj edhe situata në Kosovë do të ndryshojë.

Shkrimi i plotë:

KRYE-ÇETNIKU, FASHISTI, RACISTI, SERBOMADHI DHE ANTISHQIPTARI MË I ÇARTUR, PRESIDENTI I SERBISË, ALEKSANDAR VUÇIQ, NË FJALIMIN E TIJ NË LLOZNICË PARA PAK ÇASTEVE, DUKE IU DREJTUAR TË PRANISHMËVE NË 29 VJETORIN E “OLLUJËS” KROATE NË KNIN, NGA KU FORCAT KROATE NË VITIN 1995 DËBUAN RRETH 200 MIJË SERBË,

DUKE FOLUR PËR SERBËT E KOSOVËS, “TË CILËT PO BURGOSEN ÇDO DITË NË KAZAMATET E PRISHTINËS DHE TË CILËT PO DËBOHEN NGA KOSOVA”, NDËR TË TJERA THA:

PO CITOJMË:

“Mrak je najžušći pred Zore.. svet se menja, i videćemo kako će se dogođaji teči, a ja znam šta kažem....”, përkthimi shqip: “Terri para agimit është më i denduri... bota po ndryshon, dhe do të shohim se si do rrjedhin ngjarjet... dhe, unë e di se çfarë po them..”!?

Sipas mendimit tim, kjo fjali e tij përmban kërcënim të hapur ndaj Kosovës, meqë sipas tij bota po ndryshon, dhe se Rusia në Ukrainë po fiton, e ku pastaj edhe situata në Kosovë do të ndryshojë, dhe, gjithnjë sipas tij, atje nuk do të ketë më dëbim të serbëve nga “terroristët shqiptarë”..!?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat