Rikthehet COVID-19 në Kosovë, infektologët rekomandojnë vaksinimin e qytetarëve

Aktuale

Rikthehet COVID-19 në Kosovë, infektologët rekomandojnë vaksinimin e qytetarëve

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 09:04
Ilustrim

COVID-19 po rikthehet në Kosovë. Së fundi 39 raste pozitive me coronavirus janë konfirmuar në vend, 7 prej të cilëve janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka konfirmuar se aktualisht kjo Klinikë i ka shtatë pacientë të prekur me COVID.

“7 raste janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile”, u shpreh Vishaj.

Infektologët e kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë t’i marrë masat adekuate, në mënyrë që mos të lejohet përhapja e virusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat