Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj ka folur lidhur me mundësinë e rritjes së rasteve me COVID në Kosovë.
Dreshaj thotë se rastet e reja janë nga varianti i ri të cilit ende nuk i janë bërë analizat se sa mund të ndikojë.
Tutje, ai tha se ende nuk dihet se vaksinat e marra anti-covid sa mund të jenë efikase për këtë variant.
Ai ka apeluar që qytetarët të respektojnë masat e parandalimit për infektim.
“Covid-in e kemi pas gjatë gjithë kohës në Kosovë. Kanë qenë raste në numër më të madh se sa rastet aktuale që i kemi, por ato nuk janë shoqëruar me ndërlikime e me të hospitalizuar. E kemi një variant të ri i cili është në fazën fillestare në analizimit lidhur me shkallën e graviditetit e ndërlikimeve. Informatën nuk e kemi se sa na mbrojnë vaksinat që i kemi marrë. Në raste të tilla duhet të respektohen masat e përgjithshme të parandalimit”, tha Dreshaj.