Ky është pastruesi i dyshuar që e sulmoi seksualisht 13-vjeçaren te banesa në Prishtinë

Aktuale

Ky është pastruesi i dyshuar që e sulmoi seksualisht 13-vjeçaren te banesa në Prishtinë

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla po ndodhin në hapësira publike, kafeteri, biznese të ndryshme e madje edhe në ndërtesa kolektivë, siç u raportua dje nga një e mitur në Prishtinë.

E mitur, e moshës 13-vjeçare e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si është sulmuar seksualisht nga mirëmbajtësi i banesës.

Media ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është Avdush Arifi, rreth 54-vjeçar.

Rasti raportohët se ka ndodhur në bodrumin e banesës, ku i dyshuari shkoi gjoja për ta ndihmuar vajzën, por që dyshohet se e preku në disa pjesë të trupit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- mirëmbajtës i objektit banesor, nën dyshimin   se i njëjti në bodrumin e objektit banesor e ka ngacmuar-sulmuar seksualisht  duke prekur në disa pjese të trupit viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – njoftoi Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat