Në rrjete sociale po qarkullon një video kur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pranon se punon me njerëzit në veriu i Kosovës, saktësisht me Milan Radoiçiq.
Pamjet janë në gjuhën serbe, dhe i pyetur se kush është ai, Haradinaj përgjigjet se “është dikush nga veriu i cili pyetet për gjithçka”.
Haradinaj sa ishte kryeministër gjatë vitit 2019, kishte pritur edhe në zyrë, Radoiçiqin.
Kujtojmë, se Milan Radoiçiq është përgjegjës për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë reshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.