Pamje të reja nga rrahja brutale tek ‘Proper Pizza’ në Ferizaj

Aktuale

Pamje të reja nga rrahja brutale tek ‘Proper Pizza’ në Ferizaj

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 15:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rrahje brutale ka ndodhur mes dy grupesh në qendrën tregtare ‘The Village’, më saktësisht në ‘Proper Pizza’ në Ferizaj në orët e para të së shtunës. Policia ka intervistuar të përfshirit në rrahje dhe i ka liruar në procedurë të rregullt.

Media ka siguruar pamje të reja nga rrahja brutale mes dy grupeve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar të dyshuarit e përfshirë në një përleshje në qendrën “The Village” në Ferizaj. Krejt ngjarja ka ndodhur në ora katër të mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka bërë të ditur se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe se rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe “dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme”.

“Me datën 03.08.2024 , rreth orës 03:50 policia rajonale ka pranuar një informatë se në një lokal, tek qendra “The Village” në Ferizaj është një përleshje fizike në progres mes disa personave. Patrullat e policisë menjeherë kanë dalë dhe kanë hasur në disa persona të cilët ishin përleshur fizikisht dhe i kanë shoqëruar në stacionin e policisë”, njofton Veseli.

“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave , në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme””, tha më tej zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Në pamjet e mëhershme të publikuara në ‘TikTok’ u panë të përfshirit në përleshje teksa hedhin gjësende të forta në drejtim të njëri-tjetrit, sikurse tavolinat dhe karriget e lokalit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat