Kurti sot për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, do të takohet me homologun e tij

Aktuale

Kurti sot për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, do të takohet me homologun e tij

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 07:12
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.

Kurti do të takohet me kryeministrin maqedonas, Hristjan Mickoski.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, tha zëdhënësi Përparim Kryeziu.

Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat