Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, reagoi lidhur me arrestimin e pesë serbëve në Kosovë nën akuzat për krime lufte.
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të shtunën se pas një hetimi disamujor, ka arrestuar pesë serbë të dyshuar për krime lufte. Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se në prill të vitit 1999, në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, kanë kryer një sërë krimesh ndaj civilëve shqiptarë, duke përfshirë vrasje, plagosje, djegie, rrëmbime, dhunime, maltretime dhe tortura.
Vuçiq ka cilësuar këtë veprim si një provokim të qëllimshëm.
E këtë reagim të presidentit serb e ka komentuar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai përmes një postimi në Facebook zbërtheu mesazhet që Vuçiq i dha përmes deklaratave të tij.
Krahas kësaj, Shala kërkoi nga Kosova të jetë e vëendshme, përcjell “Bota sot”.
“Serbia përmes këtij aksioni tani po tenton të riorganizojë strukturat e saj në Kosovë ku tani ka humbur mbështetjen në to dhe mos funksionalizimin e listës serbe, tani kryeministri/Presidenti serb dëshiron ta marrë këtë çështje në duart e veta / tyre”, shkroi eksperti.
Postimi i plotë
Kuptimi i mesazheve të Vuqiqit për arrestimin e 5 personave për krime lufte në Kosovë nga komuniteti serb.
Reagimi nga pala serbe në tri pjesë duhet të ndajm mesazhin e Presidentit Serb:
“Po tentojnë të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe ta dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës, është një heshtje mjerane e ndërkombëtarëve dhe e botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin atë. po ndodh”, shtoi Presidenti i Serbisë
Mesazhi i pjesës së parë (duke nënkuptuar):
Po tentojnë të provokojnë çdo shtëpi serbe, se çdo shtëpi serbe...., këtu presidenti serb fton për mobilizim si u organizuan shqiptarët në vitet 98-99 (duke iu përgjigjur veprimeve të Prishtinës siç e quajnë terrorin e Kurtit)!
"Ne do t'i pyesim ata nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të pakualifikuar. Unë do t'ju kujtoj, kur një autobus ndalon në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës - e gjithë Europa bën dhe shkruan tekste. – edhe pse askush nuk i ka prekur e as nuk i ka arrestuar”, ka shtuar presidenti i Serbisë
Mesazhi i pjesës së dytë (duke nënkuptuar):
Unë do të ndaloj çdo autobus tani e tutje, duke kontrolluar pasagjerët dhe do të arrestojmë kush do që ka qenë në organizatën e UÇK-se në Kosovë në 98-99 dhe planin e Kosovës për ndonjë "Oluje" në një formë të tillë, do t'ju përgjigjemi, nuk do të pranojmë ose lejojnë që ideja kroate (4–7 August 1995 Oluja) të jetësohet në Kosovë kundër popullit serbëve .
"Ne do të punësojmë një numër të madh të serbëve në mënyrë që ata të mbijetojnë më lehtë të paktën në kuptim ekonomik, pra në 20 ditët e ardhshme, nga 1 shtatori. Unë dhe kryeministri Vuçeviq kemi folur tashmë”, tha Vuçiq.
Mesazhi i pjesës së tretë (duke nënkuptuar):
Serbia përmes këtij aksioni tani po tenton të riorganizojë strukturat e saj në Kosovë ku tani ka humbur mbështetjen në to dhe mos funksionalizimin e listës serbe, tani kryeministri/Presidenti serb dëshiron ta marrë këtë çështje në duart e veta / tyre.
⚠️ Financimi tani do të bëhet gjëja në emër të punës së tyre atje, e cila në fakt do të përpiqet të rifitojë besnikërinë e komunitetit serb në Kosovë që kanë humbur.
⚠️Këta persona (që do të pranojnë ofertën) do të jenë të detyruar të mbajnë shënime për veprimet e strukturave tona të sigurisë jo vetëm në veri të vendit, por edhe të atyre që jetojnë në pjesë të tjera të Kosovës.
⚠️Këta persona (që nuk do ta pranojnë ofertën) e strukturave serbe do të jenë cak i sulmeve nga vetë strukturat kriminale, të cilat mund të vijnë edhe nga pala serbe (metodologjia e ish-UDB/ish-KGB, lirimi i të burgosurve, ekzekutimi i veprimtarisë kriminale dhe kthimi i tyre në qeli duke krijuar alibinë e duhur).
‼️Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të vendosur!