Zgjerohet Aeroporti i Prishtinës, do të ketë 12 porta

Aktuale

Zgjerohet Aeroporti i Prishtinës, do të ketë 12 porta

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 10:00
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njoftoi se nga tetë porta që ishin deri më tani, aeroporti do t’i ketë gjithsejt 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 200 m2.

“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, tha Bislimi.

Numri dy i qeverisë bëri të ditur se këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat