Hoti me kritika për Qeverinë Kurti: Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale

Aktuale

Hoti me kritika për Qeverinë Kurti: Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 12:28
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se me qeverisjen Kurti nuk ka zhvillim.

Sipas Hotit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale.

“Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se “një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim”.

“Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat